Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku ka reaguar pasi që mediat sllovene kanë raportuar për transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd ‘’GEN’’, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Sllovene dhe se Albin Kurti ende nuk ka ndërmarrur ndonjë masë ndaj tij.
Ajo gjithashtu tha se kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin.
Postimi i plotë i saj:
Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Sllovene.
Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin./InLajmi/