Në Kosovë na pret mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin edhe nesër pritet të mbajë mot stabil, i ngrohtë për këtë periudhë kohore dhe kryesisht me diell.
Të hënën do të kemi ndryshim gradual të motit. Vranësirat të cilat i sjellë cikloni do të përfshijnë fillimisht Shqipërinë e pastaj edhe viset tjera. Po ashtu edhe reshjet e shiut do të fillojnë në Shqipëri, ndërsa në mbrëmje pritet të arrijnë edhe në lindje të Kosovës.
Në Shqipëri priten reshje mjaft të dendura shiu dhe lokalisht edhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Reshje të dendura pritet të ketë lokalisht edhe në disa vise tjera të rajonit veçanërisht në disa pjesë të Dukagjinit, shkruan MEteo Ballkan.
Të martën dhe të mërkurën ulje e ndjeshme e temperaturave sidomos në zonat kontinentale ku herë pas here priten reshje shiu e bore. Reshje bore priten edhe në disa zona kontinentale të Kosovës, ndërsa disa zona kodrinore-malore mund të përjetojnë dimër të vërtetë. Shumë ultësira (zonat më të ulëta) ende pa reshje bore dhe pa skenar të vërtetë dimëror.