Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar se e ka zgjatur kontratën e Didier Deschamps, deri në qershor të vitit 2026.
I emëruar më 9 korrik 2012, Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të kombëtares franceze me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar.
Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022, shkruan Klan Kosova.
Aktualisht Franca është në vendin e 3-të në renditje të FIFA-s.