• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 11 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 7 janar ndër vite?!

V E nga V E
7 January 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
46
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

7 Janari është dita e 7 e vitit. Deri në fund të vitit janë edhe 358 ditë.

1558 – Franca merr Pas-de-Calais, zotërimi i fundit i Anglisë në Evropën kontinentale. Rajoni ishte aneksuar nga Edward III i Anglisë në vitin 1347 dhe u rrit në një qendër për prodhimin e leshit. Banuar që nga koha parahistorike, rajoni Pas-de-Calais u popullua nga keltë, belgë, romakë, frankë dhe alemanë. Disa nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore u zhvilluan në Pas de Calais. Memoriali Vimy përkujton betejën e Vimy Ridge dhe është memoriali më i rëndësishëm i Kanadasë për të nderuar ushtarët e saj të rënë në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pas-de-Calais ishte gjithashtu në shënjestër të Operacionit Qëndresa, një plan i Forcave Aleate për të mashtruar Gjermaninë naziste se zbarkimi i tyre do të ndodhë këtu, dhe jo në Normandi.

1610 – Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai ua vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe Kalisto

1698 – Zjarri shkatërron qytetin Jamestown në koloninë britanike të Virginias. Kolonët e parë anglezë në Amerikë kishin mbërritur aty më 14 maj 1607, dhe fillimisht ndërtuan një fortesë prej druri dhe e quajtën James Fort. Rreth Fortesës u krijua Jamestown. Në vitin 1698, një zjarr aksidental shkatërroi ndërtesat e bashkisë, legjislaturës dhe të selisë së qeverisë të cilat pastaj u zhvendosën në një plantacion pak më në lindje – vendbanimi i ri shpejt u be qytet dhe mori emrin Williamsburg.

1797 – Flamuri modern italian u përdorur për herë të parë. Flamuri i përbërë nga 3 shirita me gjerësi të barabartë vertikal, tre-ngjyrësh; të bardhë, të kuq e të gjelbër, ku e bardha përfaqëson Alpet e mbuluar me dëborë; ngjyra e gjelbër përfaqëson fushat dhe kodrat e vendit; e kuqja, gjakun i derdhur në luftërat italiane për pavarësi. Një interpretim tjetër është se gjelbra përfaqëson shpresën; e bardha besimin, dhe e kuqja dashurinë hyjnore; Këto ngjyra, gjithashtu u referohen 3 virtyteve teologjike (besim, shpresë, bamiresi).

1887 – Thomas Stevens përfundon udhëtimin e pare rreth botës me biçikletë; kjo është një nga ato ngjarje kur njeriu i bën pyetje vetes – Vërtetë ka ndodhur? Thomas e filloi udhëtimin në prill 1884. Ai u nis me biçikletë nga San Francisko në Boston; me anije shkoi në Angli; përsëri me biçikletë; me anije e përsëri me biçikletë nëper Francë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Ballkan; aty shlodhet mes njerëzve të cilët kishin dëgjuar për Amerikën; ata e pyesnin dhe ai u përgjigjej; priti pastaj derisa të arrinin njoftimet se rrugët ishin të lira nga banditët dhe me biçikletë kalon nëpër Anadoll, Armeni, Kurdistan, Irak, dhe Iran, ku e zë dimri dhe qëndron mysafir i Shahut. Kur moti u ngroh, Thomas mori një avullore në Konstandinopojë dhe prej andej në Indi; një tjetër avullore e çoi atë nga Kalkuta në Hong Kong dhe Kinën jugore; kalon me biçikletë në Kinën lindore, dhe merr anijen për në Japoni. Pjesa me biçikletë e udhëtimit të tij nëpër botë përfundon më 17 dhjetor 1886 në Yokohama. Thomas Stevens u kthye me anije në San Francisko në janar 1887. Gjatë gjithë udhëtimit ai dërgonte letra a raporte të hollësishme për revistën Harper; këto shkrime më pas u përmblodhën në një libër dy-vëllimesh prej rreth 1 mijë faqesh “Around the World with a bicycle”. Një kopje e botimit të pare të këtij libri sot kushton rreth 400 dollarë.

1919 – Luftëtarë malazezë kundërshtojnë aneksimin e planifikuar të Malit të Zi nga Serbia, por dështojnë. Kryengritja filloi ditën e Krishtlindjeve ortodokse dhe hyri në histori si Rebelimi i Krishtlindjeve. Shumë familje dhe shtëpitë malazeze u shkatërruan, shumë separatistë u burgosën; përkrahësit e kryengritjes ikën në Itali apo dolën maleve, duke vazhduar një luftë guerile që zgjati deri në vitin 1929. Historianët thonë se për nxitjen e kryengritjeje, rol të rëndësishëm luajti edhe Italia, e cila ishte kundër bashkimit mes sllavëve të jugut.

1920 – Asambleja e shtetit të Nju Jorkut nuk lejon që 5 deputetë socialistë, të zgjedhur në mënyrë të rregullt, të zinin vendet e tyre në asamble.

1935– Filloi shërbimi telefonik transatlantik midis New Yorkut dhe Londrës, me 31 thirrje të bëra në këtë ditë të parë.

1935– Ministri i Jashtëm francez, Pierre Laval, dhe kryeministri italian, Benito Mussoloni, nënshkruan marrëveshjet italiano-franceze.

1945 – Lufta e Dytë Botërore: General britanik Bernard Montgomery mban një konferencë shtypi ku pretendon fitoren në betejën e Bulges (në Francë). Deklarate tij shkaktoi zemërimin e amerikanëve që kishin luftuar në atë betejë duke lënë mijëra të vrarë e robër; general Montgomeri për pak sa nuk u shkarkua nga detyra. Gjenerali amerikan Omar Bradley u ankua ashpër tek komandanti i lartë i forcave aleate në Evropë, Dwight D. Eisenhower, dhe ky ia përcolli ankesat kryeministrit Çurçill. Më 18 janar, kryeministri britanik doli para Parlamentit në Londër dhe deklaroi se Beteja e Bulges kishte qenë një betejë amerikane dhe fitorja u takon amerikanëve.

1959 – Shtetet e Bashkuara e njohin qeverinë e re kubane të Fidel Kastros. Megjithë këtë fillim premtues, marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësua thuajse menjëherë. Zyrtarët amerikanë kuptuan se Kastro ishte ushtruesi i vetëm i pushtetit në Kubë. Politika e tij në lidhje me shtetëzimin e pronave amerikane në Kubë dhe marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politike me vendet komuniste i bindën zyrtarët amerikanë se regjimi i Kastros duhej rrëzuar. Më pak se dy vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Havanën, dhe në prill 1961, ndërmorrën operacionin ushtarak kundër qeverisë së Kastros, por pa dobi – Operacioni i Gjirit të Derrave rezultoi në dështim të plotë për amerikanët.

  • 1989 – Princi Akihito u bë perandor i Japonisë, pas vdekjes së të atit, perandorit Hirohito.
  • 1996 – Alvaro Arzu u zgjodh president i Guatemalës.

1999 – SHBA – Senati fillon gjyqin ndaj Bill Klintonit, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara, nën dy akuza; dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë. Senati e shpalli presidentin të pafajshëm më 12 shkurt 1999. Por thjesht gjykimi krijoi një ndjenjë të papëlqyeshme në publik; imazhi personal i Klintonit u dëmtua dhe nënpresidenti Al Gore u distancua prej tij, perçarje që ndihmoi kandidatin George W. Bush në fushatën presidenciale në vitin 2000.

Lindje

  • 1502 – Papa Gregori XIII (v. 1585)
  • 1758 – Joseph Bonaparte, vëllai italian i Napoleon Bonaparte (v. 1844)
  • 1800 – Millard Fillmore presidenti i 13-të i SHBA-së (v. 1874)
  • 1945 – Dick Marty, politikan zviceran
  • 1948 – Ichirou Mizuki, këngëtare anison, kompozitor, aktor dhe dublues animesh
  • 1949 – Chavo Guerrero Sr., mundës amerikan
  • 1956 – David Caruso, aktor amerikan
  • 1964 – Nicolas Cage, aktor amerikan, regjizor dhe producent
  • 1971 – Jeremy Renner, aktor amerikan
  • 1983 – Tosin Abasi, kitarist amerikan (Animals as Leaders)
  • 1985 – Lewis Hamilton, pilot garash në Formula 1

Vdekje

  • 1655 – Papa Inoçenti X (l. 1574)
  • 1943 – Nikola Tesla, fizikant dhe inxhinier shqiptaro-amerikan (l. 1856)
  • 1989 – Hirohito, perandor i Japonise (Lindi më 1901)

Festa dhe përvjetore

Rusi – Viti i Ri festohet sipas kalendarit të Kishës Ortodokse ruse

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

E shtunja me mot e ftohtë ne ultësira mjegull e dendur

Postimi tjetër

Reagon BE për sulmin ndaj 2 të rinjve në Shtërpcë, e cilëson si krim të neveritshëm!

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 11 korrik ndër vite?

11 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 13 dhjetor ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 10 korrik ndër vite?

10 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 9 korrik ndër vite?

9 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 8 Korrik ndër vite?

8 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 12 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 5 korrik ndër vite?

5 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 5 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 4 korrik ndër vite?!

4 July 2025
Postimi tjetër
Reagon BE për sulmin ndaj 2 të rinjve në Shtërpcë, e cilëson si krim të neveritshëm!

Reagon BE për sulmin ndaj 2 të rinjve në Shtërpcë, e cilëson si krim të neveritshëm!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 korrik ndër vite?

11 July 2025
Musaka me patate – Shije tradicionale në tryezë

Musaka me patate – Shije tradicionale në tryezë

11 July 2025
Mot me diell dhe vranësira

Pritet të kemi mot me diell dhe vranësira – Mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta

11 July 2025
Dashuria si dietë për zemrën dhe trupin / Si na ndihmon ajo në humbjen e peshës?

Dashuria si dietë për zemrën dhe trupin / Si na ndihmon ajo në humbjen e peshës?

11 July 2025
Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

11 July 2025
Përmbytjet ne Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por shteti ishte i papërgatitur

Përmbytjet ne Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por shteti ishte i papërgatitur

10 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Aksioni kundër fajdes në Prizren: Konfiskohen 5 mijë euro

10 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu