Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja e dënon ashpër plagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë të premten, përcjell InLajmi.
Stano tha se BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë duke e cilësuar si krim të neveritshëm ai bëri thirrje që drejtësia të vendoset dhe autoritetet të hetojnë krimin.
Ai gjithashtu u ka uruar viktimave shërim të shpejtë dhe të plotë.
Postimi i plotë i tij:
BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset.I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë./InLajmi/