Në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe ende mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull. Gjatë ditës intervale kohore me diell dhe temperatura deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo minimalja mund të zbresë deri në -4 gradë Celsius në viset e larta.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta lokale priten në disa vise.
Edhe të dielën na pret mot i ngjashëm, pra kryesisht me diell dhe stabil. Mjegulla do të vazhdojë të jetë e pranishme nëpër disa lugina dhe ultësira.
Të hënën ndryshim gradual i motit. Prresioni i ajrit do të fillojë të bije për shkak të ardhjes së ciklonit nga Atlantiku. Si pasojë do të ketë shtim të vranësirave, fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në vise tjera të rajonit, shkruan Meteo Ballkan.
Reshjet e shiut do të fillojnë në Shqipëri, pastaj në Dukagjin dhe në fund në tërë rajonin. Në Shqipëri priten reshje mjaft të dendura shiu e vende-vende edhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Reshje bore do të ketë vetëm në viset e larta malore.