Dita e sotme ishte ditë e rëndë, pikërishtë në Shtërpcë janë plagosur 2 persona, përcjell InLajmi.
Njëri nga të plagosurit është 11-vjeçar, kurse tjetri 21-vjeçar, dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste duke vendosur goma.
Që nga momenti kur ndodhi rasti, ka pasur një serë reagimesh nga krerët e shtetit të Kosovës të cilët e kanë dënuar sulmin./InLajmi/