Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Riafirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.
“Sonte në ora 19 në kufirin me Serbinë në Merdare pjestarët e KFOR-it iu kanë dorëzuar pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë përgjigjen lidhur me kërkesen që e kishte bërë Sërbia për kthimin e 1000 pjestarve të ushtrisë serbe në Kosovë”, tha ai për Blic.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk e di nëse KFOR-i e ka pranuar apo refuzuar kërkesën serbe.
Ndryshe, pas ngjarjeve në veri Serbia ka kërkuar kthimin e 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244.