Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar Kroacinë pasi hyri në zonën Shëngen dhe Eurozonë, ku tha se kjo është e rëndësishme për të gjithë Ballkanin, përcjell InLajmi.
Hoti tha se me padurim pret ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s, duke e cekur edhe angazhimin politik në cdo kohë duke mbetur në funksion të integrimit euro-atlantik.
Ai ka kujtuar luftën e përgjakshme të Kroacisë dhe duke e lavdëruar durimin dhe vendosmërinë e tyre p ër të mbërritur deri në pikën ku kanë arritur, duke i tejkaluar të gjitha sfidat e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka.
Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme./InLajmi/