Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti kanë prezantuar situatën me energjinë dhe të arriturat gjatë 2022-ës.
“Sivjet kemi siguruar 405 milionë euro për sektorin e energjisë dhe për përballje të qytetarëve me krizën. Nga 405 milionë, 330 janë për investime të reja përgjatë viteve në vijim”, është shprehur Rizvanolli.
Ajo ka thënë se mjetet e siguruara këtij viti, nuk janë siguruar përgjatë 40 viteve.
“Vetëm sivjet kemi siguruar financim për investime më shumë se që janë realizuar 4 dekadave të fundit”, tha ajo , shkruan Front Online.
Ajo ka ftuar qytetarët që edhe më tej të vazhdojnë ta kursejnë energjinë.