Federata e Futbollit e Kosovës demantoi lajmin e publikuar në media të caktuara për kinse moslicencim. FFK njofton opinionin se nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka asnjë vendim lidhur me refuzim të aplikimit për rilicencim, përcjell InLajmi.
FFK njoftoi se ka aplikuar në afatin e paraparë dhe i ka bashkëngjitur me kohë dokumentet e kërkuara nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive (KFLFS).
Nga ky komision treguan se kanë marrë përgjigje për disa dokumente shtesë dhe menjëherë e kanë informuar se do t’i plotësojmë këto dokumente brenda afatit të caktuar.
FFK ka kapacitete për t’i plotësuar të gjitha kushtet ligjore të kërkuara me aktet ligjore në Kosovë për rilicencim dhe plotësimin e kërkesave nga rregullativa e UEFA-s e FIFA-s. /InLajmi/