• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 5 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Cilat janë kartmonedhat më të falsifikuara që po qarkullojnë në Kosovë?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
21 December 2022
në Ekonomi
0 0
0
Cilat janë kartmonedhat më të falsifikuara që po qarkullojnë në Kosovë?
0
SHPERNDARJE
77
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Paratë e falsifikuara janë kthyer në një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë. Falsifikimi i parave në shuma të mëdha ndikon negativisht në rrjedhat e tregut financiar bankar, në bursën tregtare dhe në tregun e zi, me ç’rast shkaktohen çrregullime dhe aktivitete tjera kriminale ne degë të ndryshme te ekonomisë, shkruan InLajmi.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2021 janë iniciuar 866 raste të falsifikimit të parasë. Këtë vit, që nga periudha janar-nëntor 2022, janë iniciuar 707 raste të falsifikimit të parasë.

Kartëmonedha më e falsifikuar, sipas të dhënave nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të cilat i janë dërguar InLajmit, është ajo prej 100 eurosh me gjithsej 356 copë. Ndërkaq, e 2-ta më radhë është ajo prej 50 eurosh.

Denominimet e tjera prej 500, 200, 20, 10, 5, përbëjnë përqindje më të vogël të falsifikimit të parave.

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë vetëm gjatë këtij viti janë ekzaminuar 587 raste nga 2.261 dëshmi.

Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës bëjnë të ditur për InLajmin se janë duke u ndërmarrë veprime së bashku me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Forenzikë për të evituar emëtimin e falsifikimit të parave, dukuri, e cila është bërë shqetësuese kohëve të fundit në Kosovë.

Zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, thotë se kompetencat e Bankës Qendrore hyjnë më shumë në suaza të nxerrjes së rregulloreve për institucionet që kryejnë shërbime me para të gatshme.

“Kompetencat e Bankës Qendrore në luftimin e parasë së falsifikuar më tepër hyjnë në suaza të rregullimit dhe nxjerrjes së rregulloreve për institucionet financiare që kryejnë shërbime me para të gatshme, rregullore këto që përcaktojnë detyrimet për këto te fundit, si dhe veprimet e kërkuara që duhet të ndërmerren kur ato të zbulojnë kartëmonedhë të dyshuar si të falsifikuar”.

Tutje Ahmeti theksoi se Ligji për Bankën Qendrore të Kosovës parasheh që kartmonedhat falso të paraqitura tek institucionet financiare duhet të tërhiqen nga qarkullimi dhe t’u dorëzohen autoriteteve përgjegjëse.

Zëdhënësi i BQK-së tregon edhe për efektet e dëmshme, që paratë e falsifikuara shkaktojnë në shoqëri.

“Efektet e dëmshme që paratë e falsifikuara shkaktojnë në shoqëri kanë të bëjnë me zvogëlimin e vlerës së parasë reale; rritjen e çmimeve për shkak të qarkullimit të më shumë parave të gatshme në ekonomi, si pasojë e rritjes artificiale dhe të paautorizuar të ofertës së parave; ulje e besimit në paratë e gatshme dhe humbjet për qytetaret dhe bizneset kur ata nuk rimbursohen për paratë e falsifikuara të detektuara dhe të konfiskuara nga institucionet financiare”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, profesori i Ekonomisë Safet Gërxhaliu, në një deklaratë për InLajmin, thotë se falsifikimi i parave përbën sfidë, pasi teknologjia e falsifikimit ka arritur një nivel të lartë, andaj siç thekson ai, kjo e ka bërë shumë të vështirë identifikimin e parave falso.

I pyetur se si mund të evitohet kjo dukuri, profesori i ekonomisë thotë se bankingu elektronik mund të jetë mënyra më efikase për minimizimin e parave falso.

“Emëtimi i parave të falsikuara është bërë një sfidë, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, po në veçanti për organet e drejtësisë dhe besojmë se e tëra kjo duhet ta na motivojë edhe më tej, që të jemi të orientuar dhe një herë te sistemi e-banking, që domethënë shkarkimi nuk ka alternativë. Gjithashtu pagesat përmes kartelave duhet të jenë prioritet. Në kuadër të Bankës Qendrore janë duke i kushtuar rëndësi bankingut elektronik dhe kjo mund të jetë mënyra më e shpejtë dhe efikase që mund të minimizojë mundësinë e falsifikimit të parave”.

Gërxhaliu thekson se duhet të investohet sa më shumë në aspektin teknologjik, në mënyrë që paraja të jetë sa më pak në qarkullim.

“Është kontraditë fakti që falsifikimi i parave apo teknologjia e falsifikimit ka arritur një nivel të lartë, prandaj e ka bërë shumë të vështirë identifikimin e këtyre parave. Për këtë duhet të ketë kampanja vetëdijësuese për qytetarët, dhe në veçanti duhet të investohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të avansohet në aspektin teknologjik. Rruga më e shpejt dhe efikase është të punohet më tepër në instalizim që paraja sa më pak të jetë në qarkullim në Kosovë”, tha ai për InLajmin.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Shqipe Vishaj /InLajmi/.

Tags: Agjencia e Kosovës për ForenzikëBankës Qendrore e KosovësParatë e falsifikuaraPolicia e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Gjermania dhuron donacion për njësinë e deminimit të FSK-së

Postimi tjetër

FFK demanton raportimet për moslicencim nga MKRS

Të ngjajshme Postime

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera
Ekonomi

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet
Ekonomi

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

27 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve
Ekonomi

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!
Ekonomi

Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!

17 June 2025
Nesër protestë e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë
Ekonomi

Nesër protestë e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

10 June 2025
KEK shtynë edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave të bizneseve që kanë kaluar në treg të lirë
Ekonomi

KEK shtynë edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave të bizneseve që kanë kaluar në treg të lirë

9 June 2025
Postimi tjetër
FFK demanton raportimet për moslicencim nga MKRS

FFK demanton raportimet për moslicencim nga MKRS

Lajmet e fundit

5 arsyet pse marrëdhënia juaj po prishet

5 arsyet pse marrëdhënia juaj po prishet

5 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 5 gusht ndër vite?

5 August 2025
Qofte Role e mbushur me spinaq dhe djathë – Receta plot shije

Qofte Role e mbushur me spinaq dhe djathë – Receta plot shije

5 August 2025
Mot me diell dhe vranësira

Mot relativisht i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell

5 August 2025
Modric lavdëron Taren: Më bindi të vij te Milani

Modric lavdëron Taren: Më bindi të vij te Milani

5 August 2025
Letra emocionuese që Charles i dërgoi princeshë Dianës një ditë para dasmës

Letra emocionuese që Charles i dërgoi princeshë Dianës një ditë para dasmës

5 August 2025
Lindsay Lohan thotë se kjo ngjarje e frikshme në rininë e saj po i ndikon në rritjen e djalit: “Kam PTSD”

Lindsay Lohan thotë se kjo ngjarje e frikshme në rininë e saj po i ndikon në rritjen e djalit: “Kam PTSD”

4 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu