Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar menjëherë pas dënimit më 26 vite burg për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafës, për të cilin tha se mori një dënim ç’njerzor e të padrejtë, përcjell InLajmi.
Për dënimin me burg të Sali Mustafës, Gresa e mllefosur shprehet se kjo është padrejtësi ndërkombëtare e cila po i bëhet shtetit të Kosovës, derisa po gjykohen çlirimtarët dhe lufta e drejtë për liri.
Gresa nuk harroi të kujtojë drejtësisë ndërkombëtare se kanë mbetur të pazbardhura krimet serbe ndaj popullatës shqiptare, por kryerësit e këtyre krimeve po enden të lirë.
Sipas saj dënimi ndaj Mustafës ishte i padrejtë dhe se turpi i këtij veprimi bie mbi gjykatën dhe mbi ata që po i shërbejnë politikave të Beogradit.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Kosova përballë “drejtësisë” ndërkombëtare!
Gjenocidi dhe krimet serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, vazhdojnë të mbesin të pazbardhura e të paadresuara. Ndërsa kriminelët serb enden të lirë në mes të Beogradit, çlirimtarët dhe lufta e drejt per liri e shqiptarëve po gjykohet!
Sot u denua Cali, me një dënim ç’njerëzor e të padrejt.
Turpi bie mbi ata që e bënë këtë gjykatë dhe ata që i shërbejnë politikave shoviniste të Beogradit!/InLajmi/