Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës sidomos për kërkesën e shtetit serb për vendosjen e ushtrisë në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Sipas Majkos kjo kërkesë është totalisht papranueshme dhe Serbia i ka shpallur haptas konflikt Republikës së Kosovës, tutje ai shtoi se shteti serb po kërkon te jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244.
Majko tha se Serbia se pari duhet të shpëtoi nga vetja, pasi po sfidon shtetet që e njohën Kosovën si shtet.
Postimi i plotë i tij:
Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.
Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.
Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet./InLajmi/