14 Dhjetori është dita e 348 e kalendarit gregorian (dita e 349 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 17 ditë.
Ngjarje
1503 – Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori. Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko – romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralëjmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’). Madje, në krye të librit “Profecitë”, Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.
1819 – Alabama bëhet shteti i 22-të i SHBA. Kryeqyteti i Alabamës është Montgomery. Qyteti më i madh nga popullata është Birmingham. Qyteti më i madh me sipërfaqe është Huntsville. Qyteti më i vjetër është Mobile, themeluar nga kolonistët francezë. Alabama është emër i një fisi indian. Drejtshkrimi i fjalës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. dhe dokumentohet për here të parë si Alibamo, në shënimet e eksploruesit spanjoll Hernando de Soto më 1540.
1939 – Bashkimi Sovjetik përjashtohet nga Lidhja e Kombeve si masë dënimi për pushtimin e Finlandës.

1955 – Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 18 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqiperia. Asambleja e Përgjithëshme voton 48 me 3 në favor të Shqipërisë (Greqia, Kuba dhe Kina (Taivani) votuan kundër, 5 vende abstenuan). Të nesërmen, Shqipëria pranohet në OKB. Pak ditë më pas, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Dag Hamarskjold paraqiti raportin mbi ekzistencën e kampeve të punë së detyruar në Shqipërinë komuniste. Sipas raportit, “gjatë periudhës 1944 – 1954, në vend kishte 40 burgje politike, kampe të punës së detyruar dhe fshatra internimi me rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë; ndërsa 16 mijë vetë kishin humbur jetën nga keqtrajtimet dhe kushtet e rënda në to. Raporti gjithashtu konfirmonte se “12-vjeç është mosha më e ulët që një person mund të internohet në rastet e kryerjes së një krimi kundër shtetit.” (op) Ndërsa prifti Italian, Atë Giacomo Gardin në dëshminë e tij pohoi se “si dënim për shkelje të rregulloreve të kampit, ishte bërë praktikë e zakonëshme që, të burgosurit të mbaheshin varur me tel nga kyçet e duarve, ndonjëherë derisa vdisnin.”
2012 – 28 persona, shumica fëmijë, u vranë nga të shtënat masive në shkollën fillore në Sandy Hook, Newtown, Konnektikat, SHBA. Policia hyri në mjediset e shkollës rreth pesë minuta pasi u dëgjua e shtëna e fundit që ishte ajo e 20 vjeçarit Adam Lanza, autorit të sulmit, i cili kreu vetëvrasje. Asnjë e shtënë nuk u qëlluan nga policia.
1822 – Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me ndërhyrjen për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.
1911 – Roold Amundsen, eksplorator norvegjez, së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.
1920 – Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtareve të ekuipazhit.
1939 – Lidhja e Kombeve përjashton Bashkimin Sovjetik për shkak të agresionit të tij, ndaj Finlandës.
1962 – Sonda kozmike “Mariner II” filloi të dërgojë në tokë informacionet e para të njeriut në një planet tjetër, nga planeti Afërdita.
1967 – Shkencëtarët e Universitetit kryen izolimin e acidit ADN nga një virus i futur në një epruvete prove.
1979, më 14 dhjetor arratiset nga Kosova patrioti i shquar, shkrimtari, këngëtari dhe artisti Jusuf Gërvalla
1993 – Bashkimi Evropian vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut. Ky ishte akti i fundit i nje politike të re të bashkëpunimit pas shume vitesh izolimi.
1995 – Udhëheqësit e ish-Jugosllavisë nënshkruajnë në Paris traktatin e Paqes mbi Bosnjën. Në këtë mënyrë iu dha fund konfliktit më të rëndë në Evropë qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe iu hap rrugë mijëra trupave të NATO-s për të lëvizur drejt këtij vendi të caktuar.
1996 – Afro 150 studentë nga Novi Sad (në veri të Serbisë) arritën në Beograd, pas një marshimi 80 km të gjatë, në mbështetje të qindra-mijëra opozitarëve, të cilët kanë manifestuar çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.
1998 – Një filipinas, i dënuar për vrasjen e një çifti amerikan gjatë një grabitje në Arabinë Saudite, u ekzekutua në Riad. Ekzekutimi e çon në 27 numrin e personave të ekzekutuar gjatë këtij viti në Arabinë Saudite.
Lindje
1503 – Nostradamusi – Astrolog dhe profecist francez. Në vitin 1555 ai publikoi librin e tij të famshëm të profecive të titulluar “Shekuj”.
1546 – Tajko Brahe – Astronom danez. Ai bëri zbulime shumë të rëndësishme që ndihmuan në zhvillimin e astronomisë shkencore moderne.
1890 – Mitropolit Visarion Xhuvani, i pari i Kishës Ortodokse 1929-1937.
1936 – Servet Pëllumbi, politikan shqiptar
1979 – Adelina Ismajli – Këngëtare
1988 – Vanessa Hudgens – Aktore , këngëtare amerikane
Vdekje
1799 – George Washington – Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1789-1797). Ai tregoi aftësitë e tij drejtuese në luftën Amerikane për pavarësi.
1965 – Mitropolit Visarion Xhuvani, i pari i Kishës Ortodokse 1929-1937.
1985 – Andrei Sakarov – Fizikant i njohur sovjetik, i cili u ngrit kundër Kremlinit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirisë politike.
1990 – Friedrich Dürrenmatt, Nobelist zviceran (* 1921.)
2006 – Đuro Pulitika, piktor kroat (* 1992.)