Prishtina dhe Ballkani janë ndarë baraz 1:1 në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani e pati epërsinë pothuajse për tërë ndeshjen, por e lëshoi nga duart në sekondat e fundit.
Ishte Edvin Kuc që kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e 12-të të ndeshjes me një gol të bukur nga distanca.
Punët u vështirësuan dukshëm për suharekasit, kur Albion Rrahmani mori kartonin e 2-të të verdhë në minutën e 60-të të ndeshjes.
Më pas, Prishtina mori ofanzivën, por golin e barazimit e gjeti tek në sekondat e fundit.
Ishte Kreshnik Uka që realizoi nga pika e penalltisë, shkruan Gazeta Express.
Kësisoj, Ballkani barazohet me pikë me Dritën në krye të tabelës, me nga 38-të, kurse Prishtina mbetet në vendin e 3-të me 26 pikë, aq sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë.