Vajza e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Gresa është fejuar, përcjell InLajmi.
Ajo ka vendosur që ceremoninë e fejesës ta kremtojë në Hagë, aty ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së njëherësh edhe babai i Gresës, Jakup Krasniqi.
Gresa përmes një postimi në Instgram ka treguar betimin që ia ka dhënë babait, duke shtuar se këtë ceremoni vendosi ta mbajë pikërisht në Hagë sepse i ka premtuar babait se festat bashkë do t’i kremtojnë, ani pse padrejtësitë janë të mëdha.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i saj:
E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas.
Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi! /InLajmi/