Ish-kryetari i klubit të basketbollit të Prishtinës, Blerand Stavileci do të nis një aventurë të dytë me kryeqytetasit.
Sipas njoftimit të KB Prishtina, mbrëmë është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme në zyrat e klubit.
Aty është marrë vendim që Blerand Stavileci të zgjidhet ushtrues detyre i postit të kryetarit të klubit.
Këtë vendim, KB Prishtina e mori pas propozimit të tifozërisë ‘Plisat’, shkruan Lajmi.net.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të KB Prishtina.