Llapi ka marrë tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mposhtur kampionin në fuqi, Ballkani.
Ballkani nuk ka kaluar aspak mirë këtë mesjavë, duke u mposhtur 1:4 në ndeshjen kundër Llapit.
Skuadra e Tahir Batatina kaloi në epërsi në minutën e 7’ të takimit, me golin e shënuar nga Fernandinho.
10 minuta para fundit të pjesës së parë (35’), Rivera dyfishoi epërsinë e llapjanëve.
Në pjesën e 2të, Rivera doli edhe një herë në skenë, për t’i dhënë goditjen e radhës Ballkanit, me golin e minutës së 77’.
Fati i takimit u vulos me golat e shënuar pas minutës së 90′, të shënuar nga Gerhard Progni, i cili shënoi për 0:4 nga gjuajtja e lirë dhe me Ballkanin që shënoi golin e nderit në minutën e 90+3′, me Dellovan, për 1:4, shkruan Lajmi.net.
Fitorja e çon Llapin në kuotën e 19 pikëve për pozitën e 5të, kurse Ballkani mbetet me 27 pikë në pozitën e 2të.