FC Ballkani zyrtarisht ka prezentuar lojtarin më të ri të skuadrës së tij, përcjell InLajmi.

Sulmuesi Van Dave Harmon është lojtari më i ri, i cili ka lidhur kontratë me ekipin e FC Ballkanit deri në vitin 2024.
Lojtari Harmon më parë kishtë luajtur tek disa ekipe të Shqipërisë, por edhe në ato të Kosovës, si te Ferronikeli e Drenica.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Mirë se vjen 𝗩𝗔𝗡 𝗗𝗔𝗩𝗘 𝗛𝗔𝗥𝗠𝗢𝗡🧡
🌟 Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi 𝗩𝗮𝗻 𝗗𝗮𝘃𝗲 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.
✍️Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
🤝 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
🧡🖤 Na priftë e mbara Suharekë
#fcballkani #forcaballkani #neësigning #vandaveharmon/InLajmi/.





















