Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar familjarët e ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, përcjell InLajmi.
Kurti gjatë kësaj vizite është mirëpritur nga familjarët e Rexhep Selimit, e po ashtu nga deputetja e VV-së dhe njëherit bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi.
Para 2 viteve ish-deputeti Selimi është marrur nga Gjykata Speciale dhe është dërguar në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte, bashkë me krerët e tjerë të UÇK-së, si ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.
Postimi i plotë i saj:
Falënderojmë Kryeministrin-Kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët vizituan familjen tonë sot në 2 vjetorin e shkuarjes së Rexhës dhe të tjerëve në Hagë, të cilët po përballen padrejtësisht me akuza nga Gjykata Speciale.
Ata të gjithë do të dalin fitimtarë./InLajmi/.