A mendoni se kriza ekonomike që ka përfshirë gjithë botën do të ndikojë edhe në dërgimin më të kufizuar të ardhurave nga diaspora?
Si në çdo vit, remitencat nga diaspora në Kosovë kanë pasur një trend rritjeje.
Kriza ekonomike, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, inflacioni, janë faktorë që mund të ndikojnë në dërgimin më të kufizuar të parave nga diaspora në Kosovë.
Edhe pse ka pasur rritje të remitencave në çdo vit, besohet se në vitin e ardhshëm do të ketë remitenca me më pak të ardhura, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se çmimet e produkteve janë rritur, energjia është në majat e çmimeve, qiratë e larta, ndikojnë edhe në kurismin më të varfër në xhepat e secilit person qe jeton në diasporë, veçmas atyre nga shtetet e BE-së.