Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, ka publikuar një këngë të re kushtuar vajzës së tij Hana, shkruan InLajmi.
Këtë këngë reperi e ka titulluar me “ Të dua”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat e tij.
Por këtë projekt muzikor shumica e artistëve të showizit shqiptar e kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, por një shpërndarje e tillë nuk kishte si të mungonte as nga vëllai i tij Getinjo.
Getinjo me anë të një postimi në Instagram ka pasur një reagim, i cili tha se ka qarë si fëmijë pasi e ka dëgjuar këngët e vëllait të tij Mozzik.
“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”, shkroi Getinjo. /InLajmi/