Legjenda e Arsenalit, Paul Merson i telefonoi Harry Maguire për t’i kërkuar falje për komentet e tij të pakëndshme kundrejt mbrojtësit.
Në vitin 2019, Merson kritikoi ashpër lëvizjen e Maguire te Manchester United. Mbrojtësi u bë afrimi më i shtrenjtë nga “Djajtë e Kuq”, me Leicester që mori plot 90 milionë euro për shitjen e anglezit.
Merson e quajti lëvizjen “qesharake”. Legjenda e “The Gunners” pranon se i ka telefonuar Maguire për t’i thënë se gaboi. Maguire ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit të kaluar për performancat e tij. Ndërsa këtë sezon, kapiteni i “Djajve të Kuq” e ka provuar shpesh qëndrimin në stol.
Në deklaratat e bëra për “Sky Sports” 3 vjet më parë, Merson analizoi transferimin: “90 milionë janë qesharake. Kujtojmë sesi e detyroi Anglinë të luante me tre në mbrojtje. Kur vendosni tre mbrapa, ndodh sepse nuk u besoni mbrojtësve tuaj.”
Tani, Merson pranon se i vjen keq për komentet e tij: “Unë dua që Anglia të fitojë Kupën e Botës me një gol të Harry Maguire.”
Merson kontaktoi ish-trajnerin e Maguire në Leicester, Brendan Rodgers, për t’i dhënë kontaktin e mbrojtësit.