Federico Chiesa është duke u rikuperuar mirë nga këputja e ligamenteve të kryqëzuara dhe ai shpreson që të kthehet shpejt e të luajë për Juventusin
Sulmuesi 24 vjeçar italian e pësoi këtë lëndim të rëndë gjatë fitores 4-3 kundër Romës në janar të këtij viti, e ku aty përfundoi edhe sezoni për të. Ai ka vazhduar që të punojë ngadalë për rikthim, edhe pse një lëndim i vogël në verë bëri që rikthimi i tij të vonohet për disa javë.
Siç raporton Sky Sports Italia,. Chiesa nuk ka pësuar ndonjë komplikim të ri dhe shpreson që të kthehet në stërvitje të plota me skuadrën në javët e ardhshme, transmeton Gazeta Express.
24 vjeçari ka për qëllim që të kthehet në fushë pas pushimit të ardhshëm të Kombëtareve, e ku do të mund të luajë edhe në fushë gjatë pushimit në Botëror në nëntor.