• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Kinema

Ndahet nga jeta regjisori francez Jean-Luc Godard

J G nga J G
14 September 2022
në Kinema
0 0
0
Ndahet nga jeta regjisori francez Jean-Luc Godard
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Unë kam bërë filma siç bëjnë muzikantët muzikë xhaz: Jepet një temë, luhet, improvizohet dhe dikur çdo gjë organizohet vetë, pati thënë Jean-Luc Godard një herë kur fliste për fillimet e tij në biznesin e filmit. Ai ka qenë në vitet 1960-të një nga bashkëthemeluesit e rrymës franceze Nouvelle Vague, “Valës së re” në kinemanë franceze, të lidhur deri më sot me emra si Eric Rohmer, Jacques Rivette, François Truffaut, Claude Chabrol dhe pra Jean-Luc Godard.

Ata të gjithë kanë qenë fillimisht kritikë filmash dhe punonin në atë kohë për gazezën pariziane “Cahiers du Cinéma”. Dhe nuk u pëlqente të punonin me mënyrën konvencionale të tregimit në filmat kinematrografikë tradicionalë. Truffaut, mik dhe kontrapartner intelektual i Godard, dha shkëndijën me filmin “Ata putheshin dhe rriheshin”: Filmi kinematografik festoi premierën e tij në Kanë më 1959. Një vit më vonë pasoi vepra legjendare e Godard, “Pa frymë”, e orientuar në filmat bardhë e zi për gangstera të xhiruar nga regjisorët amerikanë të Hollivudit. E filmuar me kamera dore dhe jo me kamera të implikuar dhe të montuar në një mënyrë të re montazhi më të shpejtë, filmi bëri bujë në Kanë.

Në filmat e Nouvelle Vague pasqyrohen ndjenjat jetësore të një brezi të ri regjisorësh. Ata donin të shihnin në kanavacë realitetin e të rinjve: të afërt me jetën, jokonvencionalë dhe autentik. Në botën e filmit termi Nouvelle Vogue u ankorua shpejt dhe u pa gjithnjë i lidhur ngushtë me emrin Godard.

Më mirë në kinema se sa në universitet

Jean-Luc Godard lindi më 3 dhjetor 1930 në Paris. I ati ishte një okulist zvicerian. Jean-Luc u rrit së bashku me motrat dhe vëllezërit në atdheun e të atit, por familja u kthye në 1943 sërish në Francë, ku ai shkoi në gjimnaz. Atij iu desh tri herë të futej për provimet e maturës, sepse kishte gjithnjë tjetër gjë në kokë.

Edhe studimet në Sorbone nuk i interesuan në mënyrë të veçantë. Ai preferonte ta kalonte kohën më mirë në rrethet e filmit dhe rrethet e intelektualëve të Parisit. Në vend që të shkonte në leksione, ai shkonte çdo ditë në kinema, gjë që pasoi me bllokimin e numrit të llogarisë financiare nga i ati.

Jetesën Godardit iu desh ta nxirrte me punëra të përkohshme. Dhe ai shkruante me pasion të madh artikuj për gazetën kinematografike “Gazette du Cinéma”. Një udhëtim në Amerikë 1950/51 vendosi piketat për të ardhmen e tij: Më 1954 ai xhiroi filmin e parë, një dokumentar për një projekt gjigand digash: “Opération Béton”.

Besim në momentin krijues

Jean-Luc Godard ka prodhuar gjatë jetës së tij më shumë se 40 filma artistikë, filma eksperimentalë dokumentar, filma eseistë intelektualë dhe video muzikore. Në disa prej tyre ai ka qenë edhe bashkëskenarist ose bashkëregjisor me anëtarët e tjerë të Nouvelle Vague.

Por Godard mbeti përfaqësuesi më radikal i xhirimit të një lloji të ri, modern dhe mundësisht të lirë filmash. Kështu përshembull në filmin e Godardit “Përçmimi”, aktorja franceze Brigitte Bardot, me rolin e saj naiv dhe njëkohësisht të rafinuar, filozofon para kamerës duke dashur të dijë nëse partneri në film mendon se prapanica e saj është atraktive apo jo, në atë kohë një skandal.

Për filmat e tij, regjisori me cigaren e përjetshme, nuk përdori kurrë skenare. Shumë gjëra ai ia linte rastësisë, diskutimeve në set ose fuqisë improvizuese së aktorëve. Ai ka xhiruar filma me aktorët më të mëdhenj të filmit francez: Eddie Constantine, Alain Delon, Michel Piccoli, Yves Montand, Gerard Depardieu dhe Juliette Binoche.

Inovativ: Kamera e dorës dhe montazhi

Edhe sa i përket formës, Godard guxoi të sillte risi. Esetë e tij filmike kanë qenë “një mendim në formë montazhi”, shkruante në vitin 2010 një kritik filmi për të përditshmen gjermane “Frankfurter Rundschau” 2010, montazhet e tij janë asociative si xhaz i improvizuar. Godard ka qenë një nga regjisorët e parë francezë, që në fund të viteve 1970-të xhironte edhe me një kamera të lehtë, mobile videosh.

Në vitin 1968 ai shoqëroi Rolling Stones gjatë prodhimit në studio të albumit “Simpati për djallin”, “Sympathy for the Devil”. Filmi “Një plus një” i Godardit ka mbetur deri më sot film kulti, ku Mick Jagger dhe muzikantët e tjerë të rokut të grupit Stones tregojnë një faqe private, krejt të pazbukuruar. Të gjitha këngët u improvizuan në studio. Mes këngëve janë montuar sekuenca të shkurtra për Black Panther dhe lëvizjen demokratike në SHBA.

I ndodhur nën presionin e lëvizjeve studentore të majit 1968 në Paris, Jean-Luc Godard iu bashkua një grupi marksist leninistësh radikalë filmi. Ai e politizoi punën e tij gjithnjë e më shumë dhe hyri në grindje për këtë shkak me mikun e tij, Truffaut. Më pas “ai u zhduk në kolektiv “, xhironte vetëm duke punuar me autorë të tjerë, siç vërente në atë kohë një kritik filmi.

Fillim i ri në kinemanë ndërkombëtare

Në vitin 1980 Godard u shfaq sërish në sipërfaqen e filmave ndërkombëtarë artistikë. Filmi “Shpëto, kush të mundet” me Isabelle Huppert në rolin kryesor, ishte njëkohësisht një fillim i ri programatik për regjisorin. Prandaj në një intervistë ai e quante këtë film sërish tregimtar si “filmin e tij të dytë serioz”.

Palma e Artë e Kanës, Çmimi europian i filmit, Oskari i nderit, me vlerësime të tilla publike Godard nuk u mësua kurrë. Vetëm gjatë ndarjes së Praemium Imperiale, që shihet si “Çmimi Nobel në art”, ai vishej me kostum dhe kollare, shkruan DW.

Regjisori i famshëm, u nda tani nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Tags: Eric RohmerJacques RivetteJean-Luc Godard
Postimi i mëparshëm

Vriten 100 ushtarë në luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Postimi tjetër

Xavi: Jam i mërzitur, nuk më pëlqen të humbas

Të ngjajshme Postime

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht
Kinema

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

23 June 2025
Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që s’duhet humbur
Kinema

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që s’duhet humbur

16 June 2025
Zyrtarët e muzeut sqarojnë vendndodhjen e kukullës “Annabelle”, pas thashethemeve për zhdukjen e saj
Kinema

Zyrtarët e muzeut sqarojnë vendndodhjen e kukullës “Annabelle”, pas thashethemeve për zhdukjen e saj

27 May 2025
Keanu Reeves mbërrin me motoçikletë në premierën e dokumentarit për “John Wick”
Kinema

Keanu Reeves mbërrin me motoçikletë në premierën e dokumentarit për “John Wick”

27 May 2025
15 minuta duartrokitje/ Filmi që tërhoqi vëmendjen më të madhe në Festivalin e Filmit në Kanë!
Kinema

15 minuta duartrokitje/ Filmi që tërhoqi vëmendjen më të madhe në Festivalin e Filmit në Kanë!

26 May 2025
Pas Kanës, edhe Nice pëson ndërprerje të energjisë elektrike
Kinema

Pas Kanës, edhe Nice pëson ndërprerje të energjisë elektrike

25 May 2025
Postimi tjetër
Xavi: Jam i mërzitur, nuk më pëlqen të humbas

Xavi: Jam i mërzitur, nuk më pëlqen të humbas

Lajmet e fundit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

24 June 2025
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu