Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka uruar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përcjell InLajmi.
Ambasada italiane, është shprehur se me këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e qytetarëve.
“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar ambasada. /InLajmi/
https://twitter.com/ItalyinKosovo/status/1563771182029193216?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1563771182029193216%7Ctwgr%5E5954c36672a33fe1012ffab1682a611b37520878%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fambasada-italiane-ne-kosove-per-marreveshjet-fitore-per-diplomacine-dhe-lirine-e-levizjes%2F