Mbrojtësi anglez, më i shtrenjti prej mbrojtësve në futboll, Harry Maguire lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.
Lojtari duket se nuk është në mesin e të preferuarve të Erik ten Hag dhe kjo bën që emri i tij të lidhet me largimin e mundshëm drejt Chelsea.
Megjithatë, sipas raportimeve të Fabrizio Romano, nuk ka negociata mes Man United dhe Chelsea, për Maguire.
Lojtari do të qëndrojë në klub për të luftuar për pozitën e tij, përcjell lajmi.net
Chelsea në anën tjetër janë të pozicionuar t’i shkojnë deri në fund garës për Wesley Fofana.