Rusia ka akuzuar oficerët e inteligjencës ukrainase për organizimin e vrasjes së Darya Dugina, vajzës së një prej mbështetësve kryesorë të presidentit Vladimir Putin, transmeton InLajmi.
FSB, shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë, tha se një shtetas ukrainas i cili mbërriti në vend në korrik qëndronte pas sulmit të së shtunës mbrëma.
Oficerët thanë se i dyshuari u largua nga Rusia në Estoni pasi Dugina u vra në një makinë bombë në një rrugë jashtë Moskës, shkruan BBC.
Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulm dhe Ilya Ponomarev, një ish-deputet rus, tha dje se grupet e brendshme që kundërshtojnë sundimin e Putinit qëndronin pas atentatit./InLajmi/