Çmimi për megavat-orë të gazit natyror në Evropë u rrit me rreth 28.6% në mbi 283 mijë euro nga çmimi i mbylljes më 15 gusht prej 220 mijë euro.
Çmimi i kontraktuar i gazit për shtator në TTF, qendra virtuale e tregtimit të gazit natyror me bazë në Holandë, të hënën hapi tregtimin me mbi 266 mijë euro për megavat-orë.
Njoftimi i pezullimit të dërgesave të gazit natyror përmes gazsjellësit “Rrjedha Veriore ndërmjet 31 gushtit dhe 2 shtatorit ishte një nxitës për rritjen e çmimeve”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu, rritjet e çmimeve janë ndikuar edhe nga thatësira në Evropë për shkak të kushteve ekstreme të motit të nxehtë gjatë verës dhe rritjes së vazhdueshme të kërkesës në rajonin, i cili po përjeton mungesë oferte.