Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është një ndër emrat më të lakuar të merkatos verore.
Pas huazimit te Sauthempton sezonin e kaluar, 20 vjeçari është aktivizuar në 2 ndeshjet e para të kampionatit me blutë e Londrës dhe sipas mediave, Çelsi ka filluar bisedimet me të për një kontratë të re.
Aktualisht me fanelën e Çelsit, Broja në Premier Ligë është aktivizuar 16 minuta në fitoren ndaj Evertonit dhe një minutë në barazimin në derbin e Londrës ndaj Totenhemit.
Trajneri, Tomas Tuhel ka deklaruar më herët se dëshiron që Broja të jetë pjesë e ekipit, shkruan Euronews Albania.
Pas 2 ndeshjeve të para, Çelsi renditet në vendin e shtatë të kampionatit anglez me 4 pikë.