Këngëtari i njohur shqiptar që e zhvillon karrierën e tij edhe në Gjermani, Azet është njëri prej performuesve në festivalin e njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill.
Azeti në një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën është shprehur se është shumë i lumtur që është në Prishtinë dhe që po merr pjesë në këtë festival.
“Ne në Prishtinë jemi me krejt grupin, askund nuk e ndjejmë veten më mirë se në këtë vend”, u shpreh ai.
Sonte është nata e 3-të e këtij festivali, ku po performojnë artistë të njohur si vendorë, ashtu edhe ndërkombëtarë.
Kujtojmë se festivali Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë 4-tër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.