Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja me MMC-në është granti më i madh në historinë e Kosovës, e që Qeveria është zotuar t’i ndajë 34.7 milionë euro në formë të bashkëfinancimit të marrëveshjes së MCC-së, raporton InLajmi.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështes programin e MMC-së duke e quar më vlerë deri në 236.7 milionë dollarë.
“Me marrëveshje përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar që t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë. Ky është granti më i madh i njëhershëm në histori të Kosovës së çliruar. Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështesë programit 34.7 milionë dollarë në bashkëfinancim duke e quar kësisoj vlerën totale në 236.7 milionë dollarë”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu kryeministri Kurti ka shtuar se investimi i këtij programi do të jenë pronë e Kosovës e që sipas tij do ti përfshijë edhe 3 projekte që do të zhvillohen në fushën e energjisë në Kosovë.
“Investimet e programit kompakt do të jenë pronë e Kosovës dhe do t’i përfshijë 3 projekte: e para është rezerva apo bateritë me kapacitet 340 megavat, e2-ta është zhvillimi i fuqisë punëtorë dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë dhe e 3-ta është projekti i institucionit amerikan të katalizatorit në zhvillim. Paralelisht zhvillohen kuadro në fushën e energjisë si dhe nxiten investime”,është shprehur Kurti. /InLajmi/