Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Drita – Antwerp, e vlefshme për kualifikueset në Ligën e Konferencës.
Gjatë 45 minutave të para u zhvillua një ndeshje e qetë nga të 2 ekipet.
Si ekipi kosovar, ashtu edhe ai belg tentonin të shfrytëzonin rastet e krijuara.
Drita e filloi mirë takimin, por më pas më të mirë ishin mysafirët.
Nuk duhet harruar pritet e mira të portierit të ekipit gjilanas, shkruan lajmi.net.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë si do të jetë rezultati final, pasi vazhdon të jetë ai i takimit të parë 0:0.