Në Kosovë ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet në trafik, krejt kjo si pasojë e pakujdesisë dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, brenda 24 orëve janë shënuar 21 aksidente trafiku me të lënduar 46 me dëme materiale çka na tregon qartë se shifra e aksidenteve dita-ditës vetëm po rritet, për shkak të ngasjes së pakujdesshme.
Gjatë 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 1460 gjoba për mosrespektim të rregullave të trafikut. /InLajmi/