Bllokimi i timonit të mjetit lundrues në det vuri në rrezik tre të mitur rreth moshës 15-vjeçare nga Tirana, por për fat të mirë Policia Kufitare e Durrësit i ka nxjerrë në breg.
Efektivët e Policisë Kufitare të Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.
Situata në det u regjistrua rreth orës 17:05, kur është kërkuar ndihmë për të miturit.
Sipas njoftimit në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1” në Durrës 3 të mitur që kishin dalë në det me një pedalon nuk po ktheheshin dot në breg.
Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me skafin e Policisë Kufitare Durrës. Shërbimet konstatuan se larg bregut në det të hapur, mjeti pedalon me 15-vjeçarët në të ishte bllokuar.
Policia ka marrë në skafin, duke i nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore, raporton TCH.
Policia Kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën në det.