Laura Fazliu është eliminuar nga Grand Prix Zagreb. Xhudistja kosovare ka pësuar humbje që në luftën e pare.
Fazliu u mposht nga xhudistja e Republikës Domenikane, Ariela Sanchez.
Ndërsa të premten, Distria Krasniqi sërish ka treguar performance kulminante në xhudo, duke e arritur edhe një tjetër finale, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhudistja kosovare ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj izraelites, Gefen Primo.