Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi ka folur para meçit të sontëm që për kundërshtar do ta ketë portugezin, George Silva.
Krasniqi përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Facebook, u bëri thirrje për përkrahje tifozëve.
“Nesër mbrëma do të boksojmë këtu, unë dhe 5 shqiptarë të tjerë. Kështu që e presim përkrahjen e juve që nesër mbrëma të jetë një natë që s’do ta harrojmë kurrë. Unë jam shumë fit, jam në formën më të mirë dhe besoj që do të jetë një natë që nuk do të harrohet”, tha Krasniqi.
Ndër tjerash, Haxhi Krasniqi ka bërë të ditur se do të boksojë edhe shumë pak ndeshje, pasi sipas tij do t’ua lëshoj rrugën boksierëve të rinj, përcjell Klankosova.
“Falënderues për mbështetjen e juve. Unë edhe pak ndeshje do të boksoj e do të lëshoj rrugë për këta të tjerët”, tha ndër tjerash Krasniqi.