Bëhet fjalë për këngëtarin kolumbian J Balvin, emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram, e po ashtu edhe nga vet artistja Dua Lipa.
“Shumë emocionuese që J Balvin vjen në Prishtinë këtë vit”, ka thënë 26-vjeçarja.
Disa nga emrat e mëdhenj që do jenë të pranishëm në festivalin “Sunny Hill” përfshijnë: DJ Regard, Mahmood, Burak Yeter, Diplo etj.
Krahas këngëtareve me famë ndërkombëtare, skenës së festivalit do t’i shtohen edhe yje nga Kosova e Shqipëria.
“Sunny Hill” bëri një bujë të madhe këtë periudhë fillimisht për anulimin në Prishtinë, e zhvendosjen në Tiranë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, u bë e ditur se tanimë do të mbahet në 2 lokacione.