Fabio Canavaro është njëri ndër mbrojtësit e rrallë që e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2006.
Një trend i tillë mund të përsëritej 14 vite më vonë, 2020, sikur lutjet e Sergio Ramos në drejtim të presidentit të La Ligas të ktheheshin në realitet.
Veterani spanjoll e pa veten të denjë për një çmim të tillë pasi e fitoi La Ligan me Real Madridin në atë kohë.
36-vjeçari nuk ngurroi dhe menjëherë iu drejtua të parit të futbollit spanjoll.
“Nuk të kam kërkuar asnjëherë asnjë favor. Këtë herë po kërkoj që t’i vësh në përdorim kontaktet e tua për këtë gjë”, mësohet t’i ketë thënë Ramos Rubialesit
“Do të isha shumë falënderues gjatë gjithë jetës sime nëse do më ndihmoje ta fitoja Topin e Artë këtë vit”, shtoi tutje mbrojtësi aktual i PSG, transmeton lajmi.net.
Siç dihet, atë sezon “Topi i Artë” nuk iu dha askujt për shkak të situatës pandemike.