Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, ka mbajtur konferencë për media, raporton InLajmi.
Lajçak ka thënë se Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizim e vizave dhe sa tani mund të jetë momentumi i duhur që kjo të ndodhë.
“Ju kuptoj plotësisht se sa është e ndjeshmëri kjo, për Kosovën dhe e dimë që e meriton i keni përmbushur kriteret, plotësisht jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për imazhin dhe kredibilitetin e BE. Kurrë nuk ka qenë e pritshme sa është tani. Javën e kaluar kur janë takuar, kanë folur se duhet të përfundohet me suksese. Vëmendja kurrë nuk ka qenë më e madhe”, tha Lajçak.
Gjithashtu ai tha se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër në këtë drejtim dhe asnjëherë më parë nuk është folur për këtë më shumë se tani. /InLajmi/