Duke pasur parasysh se fluksi i bashkatdhetarve do të jetë i madh në Kosovë, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka ndërrmarrrë të gjitha masat që të gjithë ata që hyjnë brenda teritorit kosovar të pajisen me policë të sigurimeve, përcjell InLajmi.
BKS njofton se ka pasur vetura që nuk janë pajisur me policen e sigurimit në pikën kufitare në Morinë.
Polica e Sigurimit është e obligueshme në Kosovë, prandaj duhet të mirret sepse çdo dëm që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin
Njoftmi i plotë BKS-së:
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar në pikën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në këtë pikë kufitare.
Të dashur bashkatdhetarë pajisja me policë sigurimi siç e dini ju është edhe obligim ligjor në vendin tonë.
Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.
Andaj në momentin kur hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës./InLajmi/