Zonja e parë e Ukrainës ka folur për vështirësitë që po përjeton vendi i saj, transmeton InLajmi.
“Është shumë e vështirë të rezistosh për 5 muaj,” tha Zelenska.
“Ne duhet të grumbullojmë forcën tonë, duhet të kursejmë energjinë tonë”.
“Ne nuk mund ta shohim fundin e vuajtjeve tona,” tha ajo.
Bashkëshorti i Zelenskës, presidenti Volodymyr Zelensky, u tha udhëheqësve të G7-ës të hënën se ai dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Ashtu si bashkëshorti i saj, Zelenska e quajti sulmin në Kremenchuk si “terrorizëm”, tha ajo, shkruan CNN.
“Ne u tronditëm shumë herë. Nuk e di se me çfarë tjetër mund të na tronditin pushtuesit,” tha Zelenska. /InLajmi/