Aktorja, Zendaya së fundi ka folur për famën që mori qysh në moshë të re me serialin për adoleshentët “Shake it up” në vitin 2010, transmeton InLajmi.
Që nga atëherë Zendaya ka marrë vlerësime të ndryshme, duke marrë një çmim Emmy Primetime. Revista Time e emëroi atë një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në listën e saj vjetore në 2022.
Zendaya është bërë pjesë e revistës “Vogue Italia”, në të cilën duket thjesht mahnitëse.
Përveç diskutimit se si arrin të ‘jetojë një jetë mjaft normale’ pavarësisht se është një emër i njohur, aktorja 25-vjeçare lavdëroi fansat e saj për ‘të kuptuarit’ se ajo është gjithashtu “një njeri i thjeshtë” dhe bën një jetë normale, shkruan Daily Mail.
“Ata duan që unë të jem e lumtur dhe këtë e ndjej sinqerisht prej tyre”, tha ajo për median. “Ata me të vërtetë respektojnë kufijtë e mi dhe gjërat që unë zgjedh t’i mbaj pak më private dhe t’i mbaj për vete.” /InLajmi/