Turqia ka hequr bllokadën ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën të 2 vendeve për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, transmeton InLajmi.
Të 3 vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Madrid të martën në mbrëmje, përpara një samiti të krerëve të NATO-s.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një zhvendosje të opinionit publik në të gjithë Evropën veriore drejt NATO-s, duke bërë që Helsinki dhe Stokholm të aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në mes të majit.
Por udhëheqja turke, duke përmendur shqetësimet për mbështetjen e pretenduar të vendeve për grupet kurde dhe eksportet e armëve, bllokoi procesin, shkruan Politico.
Të martën, pas javësh bisedimesh, të 3 vendet arritën një marrëveshje. /InLajmi/