Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për Kosovën rreth liberalizimit të vizave, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se BE-ja me udhërrëfyesin e ri po u kërkon kosovarëve kërkesa absurde për liberalizimin e vizave, pasi sipas saj Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Deliu-Kodra theksoi se lista e kritereve të vendosura për Kosovën, ishte një ndër listat më të gjata me obligime për t’u përmbushur.
Sipas saj, i vetmi shqetësim tani për BE-në do të duhej të ishte izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
📌 Katër vite më parë, 🇽🇰 përmbushi në përpikmëri 95 kriteret e udhërrëfyesit për liberalizim. Përveq kësaj, lista e kritereve të vendosura për Kosovën, ishte ndër listat më të gjata me obligimet që ne i morëm përispër, për ti përmbushur.
📌 Kaq vite pas, në vend të lirisë së lëvizjes për kosovarët, edhe më tutje ka kërkesa absurde nga BE-ja, për një udhërrëfyes të ri, për “shqetësime specifike”.
📌 I vetmi shqetësim për 🇪🇺, sot do të duhet të ishte izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, dhe humbja e kredibilitetit të vet 🇪🇺. /InLajmi/