Termi “Nomofobia” përdoret për të përshkruar një gjendje psikologjike kur njerëzit kanë frikë se mos shkëputen nga lidhja me telefonin, transmeton InLajmi.
Nomofobia përfaqëson frikën irracionale të të qenit pa telefon. Nomofobia më saktësisht nënkupton frikën që të ndodheni në vend publik pa celularin tuaj, dhe më së shpeshti paraqitet tek nxënësit e shkollave të mesme. Nëse nuk mund të largoheni nga shtëpia pa celularin tuaj, nuk shkoni pa të as në tualet apo në vrapim atëherë vuani nga nomofobia.
Termi u krijua në 2009 në Mbretërinë e Bashkuar dhe vjen nga anglicizmi “nomophobia” (“fobia jo-mobil-telefon”).
Studimi zbuloi se mbi gjysma e djemve dhe gjysma e vajzave vuanin nga nomofobia. Arsyeja më e zakonshme që njerëzit ndiheshin të shqetësuar duke qenë pa akses në telefonin e tyre është frika e shkëputjes nga një person i dashur, shkruan Iberdrola.
A është nomofobia një çrregullim ankthi?
Nomofobia i referohet një grupi simptomash në të cilat një person përjeton frikë ose ankth në lidhje me humbjen e telefonit inteligjent ose lidhjes. Nuk njihet zyrtarisht, por më shumë studiues po bëjnë peticion për përfshirjen e tij si një lloj çrregullimi psikologjik. /InLajmi/