Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai është “i bindur” se Finlanda dhe Suedia do të jenë në gjendje të anëtarësohen me sukses në NATO pasi Turqia nënshkroi një memorandum trepalësh mirëkuptimi me Suedinë dhe Finlandën të marten, transmeton InLajmi.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se tani kemi një marrëveshje që i hap rrugën Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum që adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit. “tha Stoltenberg, duke folur me gazetarët në Madrid pas nënshkrimit të memorandumit.
Të mërkurën, udhëheqësit aleatë do të vendosin nëse do të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n, tha ai, duke shtuar pas vendimit, një proces ratifikimi do të duhet të zhvillohet në të gjitha kryeqytetet e NATO-s.
Shefi i NATO-s tha se pas nënshkrimit të memorandumit trepalësh, megjithatë, ai ishte “i bindur” se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës është “diçka që do të ndodhë”, shkruan CNN.
Stoltenberg tha se “politika e dyerve të hapura” të aleancës ushtarake ka qenë një “sukses historik”, pasi Turqia ra dakord të mbështesë ofertat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. /InLajmi/