2 këmbësore janë goditur nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të 2 këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtave u është dhënë tretman mjekësor.
Njësitet rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /InLajmi/