Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ajo nuk do të “vënte bast për Rusinë” pavarësisht se forcat e Moskës po bëjnë përparim në lindje të Ukrainës, transmeton InLajmi.
“Ekspertët ushtarakë na thonë se lëvizjet e Rusisë janë shumë më të ngadalta, më pak se sa pritej. Kështu që Rusia po has gjithnjë e më shumë telashe,” tha ajo.
Nuk do të vë bast fare për Rusinë. Përkundrazi… Ukrainasit e dinë se për çfarë po luftojnë. Ata janë të motivuar. Dhe rusët nuk e kanë idenë se për çfarë po luftojnë, sepse ata nuk shohin asnjë kuptim në këtë luftë.”
Duke folur nga Samiti i G7 në Gjermani, von der Leyen tha se aleatët e Ukrainës mbeten të bashkuar.
Ne kemi lëshuar 6-të paketa sanksionesh të rënda kundër Rusisë në një kohë rekord. Dhe në të vërtetë, nuk është e lehtë për vendet tona anëtare, sepse ata duhet të paguajnë një çmim të caktuar, tha ajo, shkruan CNN.
“Putini kurrë nuk e priste vendosmërinë dhe unitetin e Bashkimit Evropian”, shtoi von der Leyen. /InLajmi/